Shehu: Në SHBA flitet veç për skandalet e Ramës, gabim që shkoi në OKB
Deputeti i PD-së Tritan Shehu është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama që drejtoi ditën e sotme Këshillin e Sigurimit, ishte në vendin e gabuar.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se prania e Ramës në Këshillin e Sigurimit zbehu rolin e Shqipërisë pasi në SHBA flitet për çështjen McGonigal, ku dyshohet se është i përfshirë dhe kreu i qeverisë së vendin tonë.
“Sot ishte një ngjarje që ishte në vazhdën e zhvillimeve të një vendimi të kahershëm. Pyetja e dytë është se a i realizuam ne pritshmëritë. Shqipëria nuk arriti të shfrytëzojë dhe qenien në Kryesinë e OSBE-së. Sot ishte Rama që drejtonte Këshillin e Sigurimit që u tentua të përdorej si një kapital personal. Në Këshillin e Sigurimit nuk kanë vend batutat. Rama sot ishte në vendin e gabuar sot. Është në një moment ku në SHBA flitet për skandalin Mc Gonigal. Rama ishte si person në vendin e Këshillit të Sigurimit, në këtë mënyrë zbehu dhe rolin e Shqipërisë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West