Paskal Milo: Rama i shtoi pikë Shqipërisë ndërkombëtarisht

20 Shtator 2023 | 21:49

Ish-ministri i Punëve të Jashtme ishte këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin për të folur rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila u drejtua nga Shqipëria.

Ai tha se kryesimi i Këshillit të sigurimit të OKB i ka mbërë mirë Shqipërisë ndëkombtarisht pasi sipas tij, kjo mbledhje e rëndësishme i jep më shumë zë vendit tonë në sytë e ndërkombëtarëve.

Milo shtoi se kryesimi i Këshillit të Sigurimit i ka dhënë më tepër pikë edhe kryeministrit Rama, i cili sipas ish-ministrit, tashmë ka një afishim ndërkombëtar.

“Unë mendoj se i shton pikë Shqipërisë në radhë të parë, në planin ndërkombëtar,. ku Shqipëria afishohet si kryesuese e këshillit të sigurimit, të një institucioni kaq shumë të rëndësishëm e që po për një çështje po kaq të rëndësishme siç është lufta në Ukrainë, është një  marrëdhënie e gjerë për publikun edhe për ata që nuk e njohin Shqipërinë.

Në një rast të tillë ka një “public relation” më të madhe dhe i bën mirë Shqipërisë dhe mendoj se i ka bërë mirë. Sa i përket kryeministrit Rama, ai edhe në pozicionin e tij si kryetar i Këshillit të Sigurimit, patjetër që ka marrë mjaft kredo politike, jo vetëm brenda vendit, por edh enë planin rajonal dhe ndërkombëtar, pasi në fund të fundit, ka dalë atje jo vetëm si kryeministër i Shqipërisë por si kryetar i këshillit të sigurimit. Ai ka një afishim ndërkombëtar dhe këtë duhet ta pranojmë”,-tha Paskal Milo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026