Zëdhënësja e Prokurorisë: Fëmija i dhunuar në çerdhe është me vrimë në zemër

21 Shtator 2023 | 07:40

Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar nga edukatorja e një çerdheje shtetërore të quajtur “Gëzimi Ynë”, e cila ndodhet në Fushë Kosovë.

Familjari i indinjuar, Faton Geci, ka publikuar video-incizimin në llogarinë e tij në Facebook, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj nipit të tij.

Në kamerat e sigurisë shihet qartë që fëmija rrihet e tërhiqet zvarrë dhe me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera ku familjarët pretendojnë se 3 mësueset e kanë rrahur përsëri.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Kosovës, Laureta Lulaj tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ajo që e bën edhe më tragjik rastin është fakti se fëmija i dhunuar është me vrimë në zemër.

“Nuk kemi pasur më parë ndonjë rast të raportuar për ndonjë rast dhune në këtë çerdhe më herët, por u bëjmë thirrje të gjithë prindërve që nëse kanë pasur raste të ngjashme të bashkëpunojnë me prokurorinë. Duke u mbështetur në deklaratën e përfaqësuesit ligjor të fëmijës, ajo është shprehur se fëmija ka një problem shëndetësor, ka vrimë në zemër që gjatë ditëve në vijim do verifikohet nga ekzaminimet”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024