Dhuna në Fushë-Kosovë, psikologia: Kujdes me reagimet e fëmijëve kur lihen në çerdhe

21 Shtator 2023 | 08:24

Psikologia Eriona Hoxha tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se ka zgjedhur të qëndrojë larg komenteve për çështjen e dhunimit të fëmijës në Fushë-Kosovë, si një formë për të mbrojtur veten nga përdoruesit e internetit.

Sidoqoftë, ajo tregoi se ka parë disa imazhe dhe sugjeroi që prindërit duhet të jenë të kujdesshëm me qasjen e fëmijëve ndaj çerdhes. Sipas saj duhet parë reagimi, sepse nëse fëmija qan me të madhe kur shkon brenda institucionit apo kur e merr atëherë ka një problem.

“Ajo që dua të them unë është një fenomen i tillë që prindërit e tjerë nuk kanë pse të presin një shembull, ose nuk kanë pse të shohin që bëhet shembull dhe pastaj të vrapojnë. Nuk mund të jenë ata delegues të rolit të tyre si prind, pra po e le në këtë çerdhe, në këtë kopsht, në këtë shkollë dhe pastaj le të merren ata. Janë disa sjellje të fëmijës. Në momentin që ti e lë fëmijën, ndjenja e frikës së shkëputjes nga prindi, krijohet një gjendje ankthi që nuk do të qëndrojë në çerdhe apo kopsht. Dallon kur është pjesë e një atashimi, që do të thotë fëmija nuk shkëputet dot nga prindi dhe dallon kur është me nota frikë sepse fëmija shfaq alarm, është agresiv, mund t’i kapet fuqishëm prindit për të mos e lëshuar dhe të jep mesazhin që nuk është i sigurt aty,” – u shpreh Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024