Avokati: Deri në 3 vite burg, dënimi për edukatoret që dhunuan të miturin

21 Shtator 2023 | 08:38

Avokati Meshari Selimaj tha se dënimi për edukatoret në Fsuhë-Kosovë që dhunuan të miturin 3-vjeçar mund të shkojë nga 3 deri në 5 vite burg.

Në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania ai shpjegoi se si funksionon ligji në Kosovë për të tilla raste.

“Ligjvënësit kanë parashikuar që me keqtrajtim duhet të nënkuptohet shkaktimi i dhimbjeve fizike dhe shpirtërore, psikologjike. Kur kemi të bëjmë me dëmtime të lehta, kemi të bëjmë me dy vepra penale në bashkim, ai që është i keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndimit të lehtë trupor, kurse lëndimi i lehtë trupor me dëmtim të përkohshëm të shëndetit, si në këtë rast dhe këtë vlerësim po e jap në bazë të të dhënave që janë shfaqur këto ditë në internet, atëherë te lëndimi i lehtë trupor është dënimi deri në 3 vite burgim, pra janë dy vepra penale që pretendohet se janë shkaktuar,” – u shpreh Selimaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024