“Askush nuk e merr dot peng PD”- Basha: Përditë do jem me njerëzit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në nisje të seancës plenare këtë të enjte se koha që PD merrej me veten e saj ka marrë fund. Sipas tij ai së bashku me ekipin që e mbështet do të jetë çdo ditë në terren për të mbështetur qytetarët në problematikat e jetës së tyre.
Basha theksoi se Partia Demokratike nuk mund të meret peng nga askush, duke iu referuar përplasjen me grupin e Rithemelimit dhe kërkesën e 28 deputetëve që njohin GazmenT Bardhin si kryetarin e grupit.
“Për një vit e gjysmë Partia Demokratike ka qenë nën sulm dhe është marrë me veten e vetë. Ua kam thënë në Kuvend demokratëve po ua them dhe sot që koha që merreshim me njëri tjetrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund. Dje kam qenë në Durrës gjithë ditën, nesër do jem në Tiranë, pa, ditë për ditë me njerëzit. Unë dhe i gjithë ekipi im.
Aleanca e kullava nuk do ta mbajë dot peng partinë Demokratike”, tha Basha.
“Nuk merremi me tallava dhe lojërat e vogla. PD do të fokusohet tërësisht tek problemet e shqiptarëve”, tha ai.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik