“Do hani bar”, Ergys Mërtiri: Mesazhi që i dha sot SHBA deputetëve të grupit Bardhi

21 Shtator 2023 | 21:58

Analisti Ergys Mërtiri ishte tha se deklarata e Ambasadës Amerikane ku thuhej që aktorët e politikës duhet të rishikojnë me kujdes qëndrimet e tyre pranë personave të shpallur “non grata”, ishte e njëjtë me atë të ambasadores Kim, e cila paralajmëroi se “do të hani bar” nëse mbështesni Berishën.

Mërtiri tha se amerikanët ripërsërisin të njëjtin qëndrim, në mënyrë që opozitarët të mos gënjejnë veten se nëse Berisha do bëhet kryetar i PD, Amerika do të ndryshojë qëndrim.

“Amerikanët ripërsëritën të njëjtin mesazh që kanë dhënë gjithmonë. Ata kanë një qendrim shumë të thjeshtë në gjykimin tim, të paktën formalisht korrekt dhe komod për ta.

Ata thonë ne nuk ju vendosim juve kushte se kush të drejtojë, zgjidhni kë të doni, por ne kemi vendosur që partneritet me Sali Berishën  ne nuk bëjmë. ju bëni çfarë të doni nëse doni të rrini me Sali Berishën vazhdoni.

Ky është një përkthim ndryshe i asaj që tha Yuri kim që po zgjodhët Sali Berishën “do hani bar”. Këto gjëra këta i përsërisin, pasi Sali Berisha natë e ditë gënjen shqiptarët dhe thotë se sa ta marr unë  këtë, do qëndrojë qëndrim Amerika, ndaj Amerika e përsërit”,-tha analisti Ergys Mërtiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026