RMV vaksinat e para nga Serbia, Bekim Maksuti tregon se nga do të vijnë dozat e tjera
Në një intervistë për Euronews Albania drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Maqedoninë e Veriut, Bekim Maksuti tha se ka shpresë për të marrë dozat e para të vaksinës Pfizer nga Serbia.
Ai sqaroi se ky nuk është një dhurim, por një shkëmbim ndërmjet dy vendeve fqinje.
“Bëhet fjalë për një numër afro 8000 vaksina që ne do të fillojmë së pari me personelin që është kritik, pra me personelin që është drejtpërdrejt në luftë me këtë virus famëkeq dhe do vazhdojmë më tej të shohim nga java e ardhshme se në ç’drejtim do të sillen edhe mekanizma të tjerë siç është COVAX-i apo vaksina kineze,” – u shpreh Maksuti.
Ai tha se deri në fund të kësaj jave pritet që vaksinat nga Serbia të mbërrijnë dhe të nisin procesin e vaksinimit.
Marrëveshjet me Republikën Çeke, Austrinë dhe Poloninë, siç tha se Bekim Maksuti vazhdojnë të mbeten funksionale.
“Kemi pasur bisedime që të marrim një dozë të konsiderueshme vaksinash nga Kina, mirëpo në atë kohë kur kemi biseduar edhe çmimi ka qenë shumë i lartë por edhe mënyra apo afati i dërrgesës dhe numri i dozave nuk ka qenë i favorshëm,” – tha Maksuti teksa theksoi se deri të premten do të kemi një pasqyrë më të qartë sa i takon kësaj çështje.
Maqedonia e Veriut është në bisedime dhe me kompanitë Moderna dhe AstraZeneca por janë ende në pritje për një lajm nga ata rreth kohës kur mund të vijnë dozat e vaksinave dhe sasisë.
Ndër të tjera drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Maqedoninë e Veriut theksoi dhe vigjilencën që duhet të jetë më e lartë nga ana e Bashkimit Europian.
Sipas tij situata e tensionuar nuk vjen si pasojë e mosorganizimit të qeverisë apo mekanizmave të tjerë por nga mungesa e solidaritetit e prodhuesve me vendet e vogla.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)