Tortura dhe ngujim për dy vite, shqiptari dhunë barbare ndaj gruas se lindi vajzë
Një rast tronditës dhune në familje është bërë publike në mediat greke, ku protagonistë janë dy të rinj shqiptar.
28-vjeçari, Aurel Kurti, ka mbajtur të mbyllur dhe ka dhunuar barbarisht bashkëshorten e tij 22-vjeçare për një periudhë 2-vjeçare.
22-vjeçarja u zhvendos nga Shqipëria në Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar.
Aurel Kurti përshkruhet si një bashkëshort mizor që nuk e la kurrë të mësonte greqisht gruan dhe të kishte kontakte me njerëz të tjerë.
Sipas mediave greke dhuna ishte shtuar në momentin që u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre pasi 28-vjeçari nuk donte vajzë.
“Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa marrë rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi”, shkruan Protothema.
Rasti i rëndë i dhunës dhe ngujimit të gruas së bashku me fëmijën u zbuluan mbrëmjen e 21 shtatorit.
Ishin fqinjët e çiftit shqiptar ata që u mobilizuan pasi dëgjuan britmat e 22-vjeçares nga brenda shtëpisë.
Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar dhe kanë lajmëruar policinë e cila e arrestoi dhe zbardhi ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh