Nëntë të vdekur dhe 394 raste të reja me Covid-19 në RMV
Në Maqedoninë e Veriut nëntë persona kanë humbur jetën nga Covid-19. Të dhënat janë bërë publike nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila thotë se nga 2236 teste të kryera, 394 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Pacientët, që kanë ndërruar jetë janë të moshave nga 57-87 vjeç. Autoritetet thonë se gjysma e rasteve të reja të infektuara nga Covid-19 janë nga kryeqyteti.
Gjithashtu listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 387 persona të tjerë, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 80 008, që nga fillimi i pandemisë.
Për shkak të Covid-19 deri tani kanë humbur jetën 2821 persona në Maqedoninë e Veriut, shumica me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes, të zbatojnë masat dhe të ndjekin udhëzimet e publikuara nga autoritetet shëndetësore.
Këtë të mërkurë, vendi fqinj konfirmoi rastin e parë të variantit britanik të Covid-19. Gjatë analizës së testeve pozitive të janarit në klinikën private “Zhan Mitrev”, testi i njërit prej pacientëve ka rezultuar me karakteristikat e variantit britanik.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)