Varheyli: Dënoj sulmin kundër Policisë, ngushëllime familjes së policit të vrarë

24 Shtator 2023 | 15:59

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe dy të tjerë u plagosën.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai i ka dërguar ngushëllime familjes së policit të vrarë, ndërsa mbështet punën e EULEX-it dhe KFOR.

“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, deklaroi Varhelyi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026