U dëmtuan nga breshëri dhe presin dëmshpërblim, fermerët në Korçë me sytë nga qielli
Breshëri i rënë në gusht shkatërroi pothuajse gjithë prodhimet e banorëve të fshatit Mançurisht. Më të prekura qenë mollët, kumbulla dhe rrushi.
Fermerët nuk morën asnjë dëmshpërblim.
“Nuk është hera e parë e kësaj qeverie që ka bërë dokumentacion për punën e breshrit, edhe parvjet kanë bërë dokumente, ka ardhur edhe kryeagronomi i rrethit të bujqësisë, dhe i kanë të gjitha gënjeshtra. Edhe tani u regjistruan të gjitha arat, u pa edhe breshëri ku është rënë dhe nuk është marrë as gjysmë paraje”, thotë një fermer.
“Prodhimi është dëmtuar në masën 90%. Ne duam nga shteti, edhe nga pushtetarët që janë sot, edhe nga ata që do vijnë nesër, duam që problemet tona t’i shikojnë më mirë se kurdoherë. Dëmshpërblimi që do na japin ose s’do na japin, është shumë i madh për ne”, shprehet një i moshuar.
Sipas nënkryetares se bashkisë së Devollit, janë kryer procedurat e verifikimit, por dosja është kthyer nga AKMC-ja për riplotësim të detajuar.
“Nga ana jonë si bashki u vu në dijeni prefekti i qarkut të Korçës, prefektura, me pas u bë një kërkesë për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore drejt agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile në Tiranë. Për momentin nga ana e tyre na është kërkuar një riplotësim i dosjes. Ne kemi vijuar punën me riplotësimin e kësaj dosjeje. Për momentin jemi duke plotësuar gjithë mangësitë që na u evidentuan dhe se shpejti do e dërgojmë dosjen”, shprehet nënkryetarja e bashkisë së Devollit, Zerina Sinani
E deri kur hallkat e burokracive të zgjidhen, për banorët e fshatit të Mançurishtit të dëmtuar nga breshëri, nuk ka një datë specifike se kur mund të marrin dëmshpërblimin e tyre. Ndërkohë që Ministria e Bujqësisë ‘lan duart’ me këta fermerë, duke u shprehur se nuk disponon mjetet financiare për mbulimin e këtyre shpenzimeve.
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill