Gjashtë të dyshuarit për sulmin në Veri dërgohen në mbajtje 48 orë, akuzat

24 Shtator 2023 | 21:44

Prokuroria Speciale e Kosovës bën me dijee se 6 personat e ndaluar të përfshirë në sulmin në Veri të Kosovës do të dërgohen në paraburgim për 48 orë.

Sipas njoftimit ata përballen me veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Po ashtu, nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.

“Prokuroria Speciale i shpreh ngushëllime familjes së Policit të vrarë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion iu uron shërim të shpejtë.

PSRK, thekson se hetimet nga vendi i ngjarjes po vazhdojnë në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante përgjegjëse”-thuhet më tej në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026