“Burri të rreh kur ti e ke hak”- Avokatja tregon mentalitetin e familjeve shqiptare
Një ngjarje e tmerrshme dhe e pabesueshme ishte ajo që ka ndodhur me një 22-vjecare në Volos të Greqisë.
Dafina Kurti dhunohej dhe u mbajt prej dy vitesh peng në shtëpi nga bashkëshorti i saj 28-vjeçari Aurel Kurti.
22-vjeçarja tregoi se erdhi në Volos në vitin 2021 nga Shqipëria, pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Kurti.
Ajo dhe fëmija i saj që jetoi abuzimin që nga barku i nënës, jetonin brenda një shtëpie të mbyllur.
Ndërkohë avokatja Dorina Prethi e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se në shumë familje shqiptare është mentaliteti që burri të rreh nëse e ke hak.
‘Në Greqi të gjithë emigrantët shihen me lupë. Mendoj se roli qendror është marrëdhënia prind fëmijë. Mendoj se të dy ata janë pjesë e kësaj dhune për shkak të një marrëdhënie të paplotë apo të dështuar nga prindërit e tyre. Ka shumë gra sot që nëse ankohen të prindërit e tyre, pyetja e parë që të bëjnë është se çfarë i ke bërë burrit se nuk të rreh kot. Pra prindërit janë ushqyer me mentalitetin që burri të rreh se ti e ke hak”-tha Dorina Prethi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)