Video| Shpërthen festa në Kukës, socialistët ngrenë Majkon në krahë
Socialistët në Kukës e kanë pritur me entuziazëm fitoren e Albert Halilaj.
Pas shpalljes së kryetarit të ri të Bashkisë së Kukësit, ata kanë nisur të brohorasin e madje nga gëzimi kanë marrë peshë në krahë edhe Pandeli Majkon, drejtuesin politik të Partisë Socialiste në Kukës.
Sapo u shpall fitorja e tij, vetë kryetari i ri i bashkisë foli për kamerat e Euroenws Albania, duke thënë se pavarësisht postit të ri ai do të mbetet një njeri i rregullt e djalë i thjeshtë.
“Falenderoj të gjithë qytetarët e Kukësit për besimin që më kanë dhënë, për këtë përgjegjësi të madhe. U premtoj se do të jem i thjeshtë dhe do u vij në ndihmë të gjithë qytetarëve, lidhur me infrastrukturën, papunësinë, zhvillimin ekonomik, dhe promovimin e turizmit.
E njoh shumë mirë administratën, jam pranë çdo halli të qytetarëve. Për kundërshtarin tim kam vetëm një koment pozitiv, është e vetmja fushatë në Kukës që gjatë 30 viteve që nuk ka pas asnjë incident. Qytetarët e Kukësit treguan vlera e mirësjellje. Ju kam premtuar qytetarëve, për uljen e papunësisë, turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Politika duhet të kthejë sytë nga hallet e qytetarëve, nga njerëzit në nevojë. Falenderoj Ramën që më ka dhënë garancinë se do të jetë prezentë së bashku me qeverinë në katër vitet në vazhdim në Kukës.”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur