Sulmi në Veri, Blinken: Kosova e Serbia të shmangin tensionet e t’i kthehen dialogut
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar në lidhje me situatën në Veri të Kosovës, ku i vrarë mbeti një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë drejt tensioneve dhe t’i kthehen menjëherë dialogut.
Blinken nënvizon se sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës janë të papranueshme.
“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”-shkruan ai.
Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në veri të Mitrovicës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup terroristësh. Po ashtu, të plagosur mbeten edhe dy policë të tjerë, ndërsa u vranë dhe 4 sulmues.
Bunjakut do t’i jepet lamtumira e fundit pasditen e sotme në ora 16:00 në fshatin e tij të lindjes, në Samadrexhë të Vushtrrisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta