Autoblinda, eksploziv dhe municion luftarak, ekspozohen armët e gjetura në Banjskë

25 Shtator 2023 | 14:53

Policia e Kosovës ka ekspozuar për mediat armatimin e gjetur në manastirin e Basnjkës, ku terroristët serbë u fshehën pas sulmit ndaj policisë së Kosovës.

Gazetari Kosovë Gjoci pasqyroi nga Mitrovica, armatimin e ekspozuar, por dhe mjetet me të cilat lëviznin sulmuesit.

Ajo që bie në sy është se makinat dhe autoblindat kishin mbishkrimin KFOR, për të kamufluar dhe lëvizjen e tyre në brendësi të territorit të Kosovës.

Gjoci tha se mes armatimeve të sekuestruar përfshijnë qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, mitralozë dhe kallashnikov.

Sipas tij ky armatim është më i madh se 30 apo 40 persona që dyshohet se u përfshinë në sulmin e të dielës.

“Për aq sa na është thënë bëhet për fjalë për një grup nga 30 deri në 40 persona. Por ëllimi i armatimit që është kapur është për një numër shumë më të madh perosnash. Ka një numër shumë të madh armësh, municionesh, ekplozivësh dhe uniforma ushtarake. Ka mjete që i përkasin ushtrisë, përfshirë dhe dronë dhe dylbi”, tha Gjoci.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026