Zveçla: Plani i Vuçiç dështoi, me armët u gjetën dhe hartat e organizimit të sulmit
Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla ka dalë në një deklaratë për mediat ndërsa janë ekspozuar dhe armë e gjetura ditën e djeshme në Veri të Kosovës.
Teksa e cilësoi sulmin e djeshëm si terrorist, Zveçla u shpreh se plani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të destabilizuar sigurinë në Kosovë, dështoi.
Mes të tjerash ai ka theksoi se përveç armëve u gjetën dhe harta, që sipas tij tregojnë organizimin e e një sulmi më të detajuar dhe më të gjerë, i cili u parandalua.
Sipas ministrit armatimi i sekuestruar ishte i bollshëm për qindra persona.
“Policia jonë e ballafaquar me një sërë sulmesh mirë të organizuar nga persona të maskuara që nuk ishin civilë, por të ishin njësi të financuara dhe mbështetur politikë nga Serbia. Ata individë kanë pasur dhe mjete të rënda që kanë zhvilluar operacionin e tyre. Plani i tyre i dhënë nga Vuçiç për të përshkallëzuar situatën e sigurisë në vendin tonë tashmë ka dështuar. Asjnjë person civilë nuk është lënduar nga ky sulm. Janë 6 terroristë që janë në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Përveç armëve janë gjetur dhe harta dhe plane të cilat tregojnë për organizmin e gjatë të mirëmenduar dhe të bashkërenduar. Këtu nuk kemi të bëjmë me grupe lokale por me organizim terroristë që është organizuar nga Beogradi”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)