Rreth 20 mutacione të COVID-19 në RMV, klinika private konstatoi edhe variantin britanik

28 Janar 2021 | 08:54

“Është e rëndësishme të përmendim se Akademia e Shkencave në Maqedoninë e Veriut, para disa ditësh publikoi analizën e saj se rreth 20 mutacione të COVID-19 janë prezentë në Maqedoninë e Veriut, ku dy prej tyre janë më të përhapura dhe përbëjnë rreth 75% të infektimeve,” – kështu tha korrespondenti i Euronews Albania në RMV, Benjamin Arifi gjatë edicionit informativ të orës 9:00.

Ai teksa theksoi se në këto 20 mutacione të zbuluara nuk ishte i ashtuquajturi mutacioni britanik.

Gazetari Arifi tregoi ndër të tjera se zbulimi i variantit britanik të COVID-19 erdhi nga një laborator privat gjatë analizimit të mostrave të marra. Lajm i cili u raportua ditën e mërkurë.

Reagimi i ministrit të Shëndetësisë erdhi disa orë pas zbulimit të mutacionit, ku Venko Filipçe tha se nuk kishte arsye për të përhapur panik. Filipçe bëri me dije se asnjë masë shtesë nuk do të merrej për momentin.

Ndërkaq korrespondenti i Euronews Albania raportoi se dje është bërë me dije se rreth 3000 punonjës shëndetësor janë infektuar me COVID-19.

Infektimi i shpejtë i një personeli shëndetësor në një klinikë në RMV sjell dyshime se infektimi mund të jetë bërë nga mutacioni britanik i COVID, i cili pretendohet të ketë përhapje shumë më të lartë se llojet e tjera të mutacioneve.

Lexoni gjithashtu:

Maqedonia e Veriut konfirmon rastin e parë të variantit britanik të COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026