“Bëjnë aksidente live në Tik-Tok”, polici Baka: Nuk di çfarë kënaqësie është

26 Shtator 2023 | 08:53

Polici Gerhard Baka, ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për problemet që has më së tepërmi në qarkullimin rrugor.

Ai tha se është kthyer në një problem shumë shqetësues që të rinjtë ndërsa  ngasin makinën futen edhe live në rrejte sociale. Ai madje tha se ka pasur raste ku ata kanë filmuar veten duke ecur me shpejtësi e nga pakujdesia edhe janë aksidentuar.

“Më së shumti është fenomeni i live-it që është kthyer në fenomen shqetësues. Bëjnë live në Tik Tok duke publikuar veten e tyre duke drejtuar mjetin.

Nuk e di çfarë lloj kënaqësie mund të jetë, nuk e kuptoj dot që ti mund të jesh duke drejtuar mjetin në qendër të banuar me trafik dhe ti e mban celularin aty duke filmuar një korskot dhe një rrugë dhe je gjithë kohën i fokusuar. Ecin dhe me shpejtësi.

Ata që mundohen të reklamojnë veten e tyre duke shkelur hapur rregullat e qarkullimit rrugor, është papërgjegjshmëri fare”,-tha polici Gerhard Baka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024