Po pinte kafe në lokalin e tij, si u ekzekutua Bardhi. Autorët u larguan në këmbë

26 Shtator 2023 | 12:34

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme Rrëshenin, ku Martin Bardhi, 59-vjeç u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.

Burime bëjnë me dije autorët të cilët dyshohen se kanë qenë dy kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishin Bardhi dhe tre personat e tjerë që si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur.

Dyshohet se autorët kanë qëlluar drejt viktimës ndërs ishin në lëvizje, ndërsa përreth kishte dhe njerëz të tjerë.

Të plagosur mbetën Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Olti Gjini pronar i picerisë në zonën ku ndodhi vrasja, Indrit Bardhi i afërm i viktimës.

Policia ka mundur të gejë makinën e autorëve të cilët ekzekutuan në një atentat në qendër të qytetit të Rrëshenit, shtetasin Martin Bardhi.

Mjeti tip foristradë u gjet duke u djegur në afërsi të fshatit Gëziq.

Martin Bardhi u qëllua në afërsi të komisariatit të qytetit të Rrëshenit me breshëri kallashnikovi. Zona në të cilën u krye atentati është një ndër më të populluarat në zonën, çka mund të kishte përfunduar dhe në tragjedi më të madhe.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bardhi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Më herët ai është akuzuar për atentatin ndaj nipit të Kastriot Reçit, Saimir Reçi.

Në mars të këtij viti Martin Bardhi së bashku me djalin e tij kanë gjuajtur me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit.Në mars ai u arrestua në lidhje me këtë ngjarje por u lirua më pas në gusht.

Kujtojmë se Kastriot Reçit, pronar i një televizioni lokal në Lezhë, u vra me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Hasmëria mes këtyre dy fisve ka shkaktuar viktima për pothuajse dy dekada.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026