Ambasadori amerikan në Serbi: Duhet ta dënojmë vrasjen e policit të Kosovës

26 Shtator 2023 | 14:03

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka folur për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës dhe gjithmonë mbajmë zi për humbjen e jetëve, por duhet të vazhdojmë me procesin politik. Proceset janë duke u zhvilluar për të inkurajuar dialogun”, tha Hill.

Ai gjithashtu theksoi se procesi diplomatik duhet të forcohet në ditët dhe javët në vijim.

“Kjo situatë po trajtohet shumë seriozisht dhe po bëhen diskutime të shumta se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren”, tha i dërguari i Uashingtonit në Beograd.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026