Britania akuzon pesë bullgarë për spiunim për Rusinë
Pesë bullgarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët akuzohen se kanë spiunuar për Rusinë, kanë dalë para një gjykate më 26 shtator.
Tre burra dhe dy gra akuzohen për “konspiracion për të mbledhur informacione me qëllim që ato në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi të jenë të dobishme për një armik”, kryesisht Rusinë. Ata dyshohet se këtë vepër penale e kanë kryer mes gushtit të vitit 2020 deri në shkurt të këtij viti.
Pesë të pandehurit akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që ka kryer vëzhgime në emër të Rusisë. Shumicën e aktivitetit ata e kanë kryer jashtë Mbretërisë së Bashkuar, por koordinimin e kanë bërë brenda këtij shteti, thanë prokurorët.
Pesë të akuzuarit – Orlin Roussev, 45 vjeç, Bizer Dzhambazov, 41, Katrin Ivanova, 31, Ivan Stoyanov, 31 dhe Vanya Gaberova, 29 – dolën para gjykatës në Londër përmes videolidhjes. Ata nuk folën për akuzat, por vetëm për detajet bazike.
Të dyshuarit u arrestuan nga forcat kundër terrorizimit në shkurt.
Akuzat ndaj Roussev, Dzhambazov dhe Ivanova u ngritën në shkurt, pasi ata u gjetën se kishin dokumente false të identitetit, por lajmi për akuzat ndaj tyre nuk u bë publik deri në gusht.
Të tre të akuzuarit kishin 31 dokumente false të identitetit të Mbretërisë së Bashkuar, Bullgarisë, Francës, Italisë, Spanjës, Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Republikës Çeke.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë