Bardhi takon raporterët e Këshillit të Europës, zbardhen diskutimet
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku u takuan sot me bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë.
Në mesazhin e shpërndarë për takimin Gazment Bardhi thekson se ka ndarë shqetësimin për nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga Qeveria, dhe iniciativën e ndërmarrë për të bërë funksionale opozitën në Parlament.
“Mirëpritëm sot raporterët për Shqipërinë në Këshillin e Europës, z. Asim Mollazada dhe z. Jonut Stroe me të cilët ndave shqetësimin mbi nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga Qeveria. I falenderuam për qëndrimin e tyre në raportin pararendës ku theksohej se të gjitha demokracitë kanë nevojë për një opozitë që funksionon mirë dhe që siguron sistemin e duhur të kontrolleve dhe balancave të pushtetit. Në përgjigje të thirrjes së tyrë në raportin e Tetorit 2022 që Partia Demokratike të kapërcejë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të luajë rolin e saj të rëndësishëm në qeverisjen e vendit, ku të përfshihen të gjitha palët, i informova për përpjekjet për të bërë opozitën funksionale në Parlament dhe për të kapërcyer konfliktin e brendshëm partiak, përmes ndërtimit të një axhende të përbashkët opozitare”, shkroi Bardhi në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk