Veton Surroi: Rreziku i sulmeve terroriste serbe ndaj Kosovës s’ka kaluar

26 Shtator 2023 | 21:41

Publicisti Veton Surroi tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se rreziku i sulmeve terroriste serbe ndaj Kosovës s’ka kaluar.

Sipas tij rreziku vjen si pasojë e mendësisë, që ende Serbia nuk e sheh Kosovën si të barabartë, por të nënshtruar. Për më tepër, Surroi nënvizoi dhe faktin se në këtë pjesë të territorit të Kosovës nuk janë realizuar zgjedhje të lira demokratike.

“Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të dakordojnë për normalizimin e marrëdhënieve sipas marrëveshjes franko-gjermane, për shkak të refuzimit të Serbisë. Rreziku nuk ka kaluar. Këto veprime nuk janë rezultat vetëm i forcave të sigurisë, por janë produkt i mendësisë. Mendësia është e atillë që ende e sheh Kosovën jo si të barabartë me Serbinë, por e sheh si një territor të kontestuar, të nënshtruar dhe ky është një problem shumë i madh. Mos të harrojmë po ashtu se kemi të bëjmë me një pjesë të territorit të Kosovës ku nuk kemi pasur zgjedhje të lira demokratike,” – u shpreh Surroi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026