Lapaj: Opozita nuk është pronë e askujt, pushteti duhet ndërruar me votë
Avokati Adriatik Lapaj, themelues i lëvizjes “Shqipëria bëhet” u revoltua në studion e “Now me Erla Mëhillin” kur kërkoi të mos e krahasojnë me kryeministrin Rama.
Në intervistën për Euronews Albania ai deklaroi se nuk po vdes për kolltuk dhe qëllimi i tij i vetëm është të ndryshojë këtë vend, që prej kohësh vuan nga mungesa e ndërrimit të pushtetit.
“Të lejosh një pushtet të tallet kaq keqazi me shqiptarët për 11 vite rresht është një sjellje që i shërben pushtetit. Pse mos ta themi ne këtë, po u dashka të themi që pasi kemi pritur 11 vjet, kur erdhi ky në pushtet, që është sot, unë isha 24 vjeç, sot kam shkuar 35 dhe u dashka unë të bëhem gjysh që të ndërrohen këta? Ka ndonjë sens logjik kjo? Nuk duhet të bëhem gjysh unë që të binden shqiptarët dhe të bindem unë që opozita nuk është pronë e askujt dhe pushteti duhet ndërruar me votë,” – u shpreh Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi