U vra në Veri, Afrim Bunjakut i vdiq djali para 10 vitesh, çfarë deklaronte polici

27 Shtator 2023 | 08:59

Afrim Bunjakut polici që u vra në Veri të Serbisë mëngjesin e 24 shtatorit, para 10 vitesh i kishte vdekur dhe djali.

Vetë Bunjaku në një intervistë që ka dhënë para disa kohësh për mediat, bëri me dije se djali i tij në moshën 17-vjeçare, humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Asokohe ai tregoi dhe mënyrën se si mori vesh lajmin e trishtë.

“Data 10 shtator isha në punë kur mora vesh që djali im Fatlmumi 17-vjeç është aksidentuar.  Më thanë që është gjallë dhe është nisur drejt spitalit. Kur arrita afër spitalit pashë që djalI im kishte ndërruar jetë”-kishte thënë Bunjaku.

Bunjaku humbi jetën si pasojë e plumbave të marrë nga sulmet terroriste në Veri të Kosovës. Si pasojë u plagosën dhe dy policë të tjerë ndërsa u vranë dhe dy sulmues.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024