U ndaluan afër manastirit në Basnjkë, lirohen 4 nga të arestuarit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka liruar katër persona të arrestuar më 24 shtator në Banjskë të komunës së Zveçanit, për mungesë provash të Policisë së Kosovës.
Personat në fjalë u arrestuan afër manastirit në Banjskë, teksa zhvilloheshin përleshje të armatosura në mes të Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.
Ndërkohë, që nga ana e Policia e Kosovës janë arrestuar edhe katër persona tjerë, si pjesë e grupit të terroristëve, ndaj tre prej të cilëve është marrë masa e paraburgimit prej një muaji.
Të dyshuarit me inicialet. B.S., D.M, dhe V.T, akuzohen për veprat penale, kryerja e veprave terroriste dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetutes dhe sigurisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla akuzoi të martën Milan Radoiçiçin, nënkryetarin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
Më 26 shtator, Sveçla e ka publikuar një video të incizuar me dron, ku shihet Radoiçiç i armatosur brenda manastirit në Banjskë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta