“Rrno për me tregue”, historia e At Zef Pllumit në një monodramë
Në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të At Zef Pllumit, në Qendrën për Hapje dhe Dialog u organizua një mbrëmje artistike për nder të fratit françeskan.
Monodrama, e bazuar në veprën “Rrno për me tregue” një dëshmi shekullore që i ktheu kujtimet e tij të territ në një monument letrar për kulturën tonë, u interpretua nga aktori i mirënjohur Arben Derhemi, nën vijën melodike të kompozitorit Aulon Naci.
Për të kuptuar se si ishte e shkuara e këtij kombi, mjafton të dëgjosh një vepër si ajo e At Zef Pllumit, kësaj vepre ‘Rrno vetëm për me tregue’, dhe të kuptosh se çfarë i ka ndodhur këtij kombi, këtij populli,” – u shpreh Derhemi.
Me një derë burgu, një degë pjeshkë dhe rrobën e priftit françeskan, që të ngjallte ndjenjë zbrazëtie dhe humbjeje, Derhemi me një monolog të fuqishëm u zhyt në të kaluarën e At Zef Pllumit.
“Të veshësh rrobën e At Zef Pllumit është sfiduese jo vetëm për mua, megjithatë unë u mundova ta sjell At Zef Pllumin në madhështinë e tij, duke nisur që nga sharmi i personazhit që ka qenë. Ai ka qenë një nga personazhet që thoshte të vërtetat më shumë se kushdo klerik tjetër,” – tha Derhemi.
Me kryeveprën e tij “Rrno vetëm për me tregue” At Zef Pllumi dha një kontribut të jashtëzakonshëm, të pakrahasueshëm në rrëfimin e historisë së vërtetë aq të dhimbshme, kalvarin e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve dhe të gjithë popullit shqiptar të Shqipërisë nën regjimin komunist.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania