Arbër Zaimi-Ramës: S’mund të krijosh miqësi me kriminelin Vuçiç, e ke pasur gabim

27 Shtator 2023 | 22:15

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së komentoi në emisionin Now në Euronews Albania reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me Serbinë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Sipas tij, reagimi i Ramës është i vonuar pasi Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, që është viktima e agresionit serb dhe po kërkon drejtësi.

“Nuk e di pse është vonuar kaq shumë. Mendoj se duhet të jetë shumë afër Kosovës. Më pëlqeu deklarata e ish-ministrit Ditmir Bushati që tha se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, sepse Kosova është viktima që ka pësuar agresion dhe kërkon drejtësi dhe krimineli është pala tjetër. Nuk mund të ndërtosh miqësi me kriminelin dhe të thuash e kam vëlla viktimën”, tha Zaimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026