Laert Haxhiu “koka” e bandës së vrasësve me pagesë, zbardhen vrasjet e kryera
Laert Haxhiu i dyshuar si autor i një sërë vrasjes që u arrestua më 23 Maj të këtij viti në Greqi, po përballet në Gjykatë për ekstradim drejt vendit tonë.
Ndërkohë burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se nga hetimet për grupin e Leart Haxhiut:
- Është zbardhur vrasja e Alban Semakut që njihej dhe me emrin Etlon Mermali, i njohur si anëtar i bandës së Aldo Bares. Alban Semaku u mor peng në Lushnje dhe u vra në Peqin.
- Vrasja e Albi Bashaliut në Elbasan
- Vrasja e Fridmand Xhaferraj në Korçë. Xhaferraj u gjet i lidhur dhe hedhur ne rezervuar
- Ndërkohë në Greqi janë vrarë Lulzim Qorri dhe Dikens Halil.
Haxhiu njihet për një sërë krimesh të bëra në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.
31 vjeçari dyshohet se është atentatori kryeso kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit. Gjithashtu ai është i akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës në vitin 2009.
Ndërkohë Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Megaoperacioni/ 20 të arrestuar në Elbasan, mes tyre një vajzë (emri)
- Kandidatët republikanë sërish në debat, mungon ish-Presidenti Trump
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit