Nga “Metamorfoza”, te sterilizimi e McGonigal, Dumani flet për çështjet e bujshme

28 Shtator 2023 | 14:29

Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani dha detaje sa i përket një sërë çështjeve me interes që janë pjesë e punës së kësaj Strukture.

Për “Metamorfozën” Dumani i konsideron të ligjshme aktet e mbërritura nga partnerët, duke sjellë praktikën dhe vendimet e formës së prerë të disa gjykatave të vendeve europiane që i kanë njohur transkriptet si të ligjshme.

Ai the se për procedimin në fjalë po bëhen veprime hetimore aktive, por nuk preferoi të jepte një qëndrim nëse do ketë një fazë të re.

“Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë lidhur me këtë çështje”, tha kreu i SPAK.

Për dosjen e komentuar të sterilizimit, pas sugjerimeve të Gjykatës së Posaçme, Dumani tha se është një çështje ende nën hetim.

“Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes (Edvin Kondili e Eneid Nakuçi). Kam ushtruar kompetencat e mua si drejtues i prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimiz pasuror, është praktikë në SPAK që kryhet si për veprën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”- u shpreh ai.

Lidhur me fondet e IPARD, pasi çështja u pushua për moskompetencë, ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake.

Lidhur me kallëzimin për çështjen McGonigal, Dumani tha se çdo informacion dhe e dhënë e publikuar në media, është në vëmendjen e SPAK. Lidhur me kërkesën zyrtare të PD, sipas përcaktimeve ligjore si palë kallëzuese, do të ketë përgjigje brenda kohës së duhur dhe në mënyrën e duhur

Për Amant Josifin, ai theksoi se është arrestuar në kuadër të një procedimi nga Spanja, dhe se SPAK ka bashkëpunuar, por lidhur me faktin nëse ka çështje të hapur në Shqipëri, Dumani shtoi se “nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kush do qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026