Girona e pamposhtur në Spanjë, merr kryesimin e kampionatit
Kampionati spanjoll ka një udhëheqëse të re dhe ajo është Girona e cila në 7 javë të luajtura ka grumbulluar 19 pikë. Edhe në ndeshjen e fundit të luajtur, skuadra e udhëhequr nga Mikel arriti të merrte 3 pikët, me përmbysje. Villareal kaloi në avantazh me Parejo në minutën e 49’, teksa në vijim Dovbik e Garcia përmbysën rezultatin në 1-2. Në 5 ndeshjet e fundit, Girona i ka të gjitha fitore, ndërsa së bashku me Barcelonën janë të vetmet të cilat nuk kanë humbur asnjë sfidë.
Humbja në derbin me Atletikon, nuk ka ndikuar aspak në formë ne Realit të Madridit, i cili u rikthye sërish tek fitorja. Brahim Diaz dhe Joselu shënuan në triumfin ndaj Las Palmas. 33-vjeçari ka shënuar 3 gola në këtë sezon të ri të kampionatit spanjoll, ndërsa ka asistuar 1 herë.
Real Sociedad ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe të tretën në kampionat, ndërsa numëron 12 pikë deri më tani. Kundërshtari i radhës ishte Valencia, në një përballje pa shumë pa shumë raste, ndërsa i vetmi gol i sfidës erdhi në minutën e 32’ nga Fernandes. Dy përballjet e tjera, Bilbao-Getafe dhe Cadiz-Rayo u mbyllën në barazim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Grabitet shtëpia e Ramos, hajdutët marrin ora luksoze dhe sende me vlerë
- Mori 300 mijë paund në shtëpinë e Sterling, autori dyshohet se fshihet në Shqipëri
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)