Ambasadori gjerman: Të ndalohen deklaratat nxitëse nga Beogradi, të vijojë dialogu
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde i bëri thirrje Beogradit të ndalojë deklaratat nxitëse pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Ai ishte i pranishëm në një aktivitetet me të rinjtë e komuniteteve të ndryshme në Prishtinë, nga ku bëri dhe deklaratën e tij, ndërsa kërkoi që dialogu të vijojë për të dhënë rezultate.
Sipas ambasadorit Serbia ka nxitur dhunë me deklaratat e saj dhe në rast se nuk ndalon do të reagojnë edhe të tjerët.
“Është mjaft e vështirë të kthehemi në normalitet pas këtij sulmi terrorist të së dielës, i cili gjithashtu ka pasoja të drejtpërdrejta. Shpresojmë se mund t’i minimizojmë ato në marrëdhëniet ndëretnike. Shpresoj që të gjithë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të dalin para drejtësisë. Kemi parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga Beogradi. Kjo duhet të ndalet sepse nëse vazhdoni do të reagojnë edhe të tjerët. Ne kemi nevojë që dialogu të vazhdojë dhe të krijojë zgjidhje të prekshme tani dhe pas këtij takimi duhet të shkoj te komandanti i NATO-s, sepse kemi një takim tjetër,” – u shpreh Rohde.
Ambasadori gjerman mori pjesë në prezantimin e gjashtë projekteve komunitare të mbështetura nga projekti “Nxitja e pajtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik” (FIERC), i cili ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin ndëretnik.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut