Protesta kundër dënimeve të rastit ‘Monstra’, flet organizatori: Iniciativë qytetare për padrejtësinë që po u bëhet shqiptarëve

29 Janar 2021 | 16:15

Qindra shqiptarë i janë bashkëngjitur protestës “Drejtësi dhe liri” e cila po zhvillohet në Shkup kundër vendimit të prokurorisë për të akuzuarit shqiptarë në rastin “Monstra”, ngjarje e vitit 2012, por edhe procese të tjera gjyqësore të cilat i vlerësojnë si montime politike kundër shqiptarëve. Marshi protestues nisi nga lagjet shqiptare në Shkup ndërsa do të përfundojë para Prokurorisë Publike.

Bedri Ajdarin, i cili është organizator i kësaj proteste tha për Euronews Albania se protesta ishte një iniciativë qytetare për padrejtësinë që po u bëhet shqiptarëve.

Sipas tij, aktakuza dhe fjalimi përfundimtar i prokurorisë ishte tendencioz dhe i padrejtë.

“Në fund të 2017 Gjykata Supreme i shfuqizoi vendimet shkallës së parë e të dytë, por prokurorja Fatimet Fetai, e dalë nga Specialja gjatë rrugës u bë më e korruptuar se prokurorët e thjeshtë. Qytetarët ishin të zhgënjyer me aktakuzën, që e dëgjuam ‘live’ në të gjitha mediat në RMV”, tha z. Ajdari.

Ai tha se vazhdimi i reagimit do të jetë në varësi të vendimit që do të marrë të Gjykatës e Shkallës së Parë, sepse tani është zbardhur vetëm aktakuza e Prokurorisë lidhur me rastin në fjalë.

 

Lexoni gjithashtu:

Shqiptarët protestojnë në Shkup, qytetarët kundër dënimit të 5 shqiptarëve me burg kapital për rastin ”Monstra”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026