Si nisi sulmi në Roterdam, 32-vjeçari vrau 3 persona e më pas i vuri flakën godinës

29 Shtator 2023 | 19:32

Një student ne Roterdam ka vrarë 3 persona të enjten. 32-vjeçari qëlloi për vdekje një nënë 39-vjeçare dhe vajzën e saj 14-vjeçare brenda banesës ku jetonin dhe më pas i vuri flakën.

Më pas i armatosuri iu drejtua Qendrës Universitare Mjekësore Erasmus dhe brenda sallës së leksionit qëlloi për vdekje pedagogun 43-vjeçar.

Pas këtij akti, hodhi një koktej molotov me synimin për djegur godinën. Forcat e policisë dhe ato ushtarake rrethuan spitalin dhe arrestuan agresorin, i cili mbante në dorë një pistoletë.

Ai ishte student në Universitetin Erasmus, i cili është i lidhur me spitalin. Dëshmitarët në vendngjarje e përshkruan situatën të tmerrshme. Ndërkohë që kryeministri holandez Mark Rutte shkroi në një postim në rrjetet sociale: “Mendimet e mia shkojnë për viktimat e dhunës, të dashurit e tyre dhe për të gjithë njerëzit që kanë qenë në frikë të madhe”.

Në një konferencë shtypi pas të shtënave të së enjtes, oficerët e policisë së Roterdamit thanë se personi i armatosur ishte i njohur për ta. Ai ishte dënuar për mizori ndaj kafshëve dy vjet më parë.

Policia është duke hetuar ngjarjen për të zbuluar motivin që shtyu të riun të kryente vrasjen e trefishtë në Holandë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026