Dervishi zbërthen si nisi përplasja mes bandave të Laert Haxhiut dhe Aldo Bares

29 Shtator 2023 | 22:01

Gazetari Ferdinand Dervishi shpjegoi në emisionin “Review” në Euronews Albania se si nisi përplasja mes bandave kriminale të Aldo Bares dhe Laert Haxhiut.

Ai tha se kjo nisi kur bandën e Aldo Bares filloi ta sulmonte shteti dhe në këtë kohë ai u godit edhe nga grupet rivale. Ai tha se në këtë grup ishte Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

“Lushnja është një qytet I vogël që e mori peng Aldo Bare për 3-4 vjet. Ai bëri gabimin e madh që ngriti dorë kundër shtetit dhe shteti e goditi pasi nuk kishte si ta lejonte aq shumë.

Ai u godit, pati edhe të penduar, si Petrit Liçi dhe u vërtetuan shumica e këtyre ngjarjeve dhe u godit kjo strukturë kriminale. Këta u goditën aq fortë sa kundërshtarët e panë veten të fuqizuar dhe filluan të merrnin hak për njerëzit e tyre që I kishte vrarë kjo bandë.

U ngrit ky grup ku ishte Bilbili dhe Haxhiu. Këta filluan ta merrnin edhe këta qytetin peng, se vrasjet e këtyre e kanë terrorizuar qytetin e Lushnjës njëlloj si banda e Aldo Bares”-tha Ferdinand Dervishi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026