Tabaku: Rritja e pensioneve 50 lekë në ditë. Do jenë aq të varfër nesër sa janë sot
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se rritja e pensioneve me 50 lekë në ditë nuk do u vlejë aspak të moshuarve, pasi çmimet po rriten gjithnjë e më shumë.
Kjo rritje sipas tabakut nuk do ndihet aspak te pensionistët, në një video të publikuar në faqen e saj të Facebook, Tabaku tha se ata do vazhdojnë po aq të varfër sa një vit më parë.
“Fatkeqësisht pensionistët janë shtresa më e varfër e shoqërisë. Pensionistët sot rritjen e çmimeve të disa produkteve e kanë ndjerë më shumë se sa të tjerët.
E kanë ndjerë sepse pensionet e tyre janë sa 40% e mesatares së pensioneve në BE. Kjo që po bën qeveria nuk quhet as rritje pensionesh, as indeksim.
50 lekë në ditë një pensionisti nuk do t’i dalë për asgjë me çmimet që rriten përditë dhe me situatën ekonomike. Ato do jenë po aq të varfër nesër po aq sa çkanë qenë sot, po aq sa kanë qenë gjatë vitit të fundit”,-tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut