28 mln euro kredi në gusht, bankat rrisin shumën për blerje prone
Rritja e kredisë për individët ka vijuar të mbështetet nga kredia për pasuri të paluajtshme, e cila u rrit me 2.9 mld lekë, ose 28 milionë euro në muajin gusht të këtij viti.
Krahasuar me muajin korrik, kredia e aprovuar është rritur 7 herë, çka tregon se nevojat për të blerë prona janë të larta, pavarësisht nga normat e luhatura e interesit.
Edhe në krahasim me gushtin e kaluar, kredia është zgjeruar me 7%.
Banka Qendrore raporton se përgjatë 8 muajve, kredia e dhënë në këtë aktivitet ishte mbi 6 miliardë lekë.
Pasuritë e paluajtshme janë kthyer në sektorin e preferuar të bizneseve dhe qytetarëve për të investuar, për shkak të vlerës së lartë që po merr prona vit pas viti.
Ndërkohë, në muajin gusht ka njohur rënie të ndjeshme kredia e miratuar për sektorin e ndërtimit, për industrinë përpunuese, për aktivitetet financiare dhe të sigurimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve