Kamberi: Vuçiç mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është shprehur se situata është qetësuar pas thirrjes së SHBA-së ndaj Serbisë për tërheqjen e trupave.
Në një intervistë për Euronews Albania, teksa ka komentuar deklaratën e presidentit serb, nënvizoi se ekziston mundësia që Aleksandër Vuçiç të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Nisur nga kjo ai ka pasur një thirrje për ndërkombëtarët.
“Ushtria serbe ka qarkulluar dy ditë në rrugët tona por më vonë janë tërhequr. Pas qëndrimit zyrtar të SHBA, duket se gjërat po shkojnë drejt normalizimit. Nuk vërehen lëvizjes ushtarake. Nuk kishte asnjë arsye që të përmendet Lugina e Preshevës dhe mundësia e përfshirjes së elementëve kriminale në sulmin në Veri, pasi aksionin e Banjskës e ka realizuar policia e Kosovës. Këtu ekziston mundësia që Vuçiç po përgatitet për ndonjë hakmarrje ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës, prandaj unë bëjë thirrje SHBA, dhe ambasadorëve të QUINT-të që të parandalojnë çdo lloj sulmi nga Vuçiç.”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)