Sulmi në Veri/ Basha: Të prevalojnë zgjidhjet politike, dialogu peng nga Vuçiç

1 Tetor 2023 | 13:42

Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës një javë më parë, ku tha se ishte një sulm i parapërgatitur.

Basha tha se ndërkombëtarët kanë treguar solidaritet me situatën në Veri, ndërsa shtoi se duhet të administrojnë situatën e rrezikshme në Veri, duke theksuar se përplasja e një jave më parë mund të ishte me pasoja katastrofike.

Kryedemokrati nënvizoi se situata mes palëve është kritike dhe sipas tij duhet të prevalojnë mundësitë politike dhe diplomatike.

“SHBA dhe BE kanë treguar një solidaritet mahnitës kur vjen puna tek problemi shumë delikat i trajtimit të një klienti të vështirë siç është Serbia dhe Vuçiç, i vetmi vend që nuk ndan agjendën e sigurisë së NATO-së, i vetmi vend që nuk ka sanksionuar Rusinë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të administrojë këtë situatë tejet të rrezikshme që mund të ishte me pasoja  katastrofike. Në çdo rast i duhet dhënë një mundësi rrugëve dhe mjeteve politike dhe diplomatike të prevalojnë.  Kjo është një situate për të avancuar krahë për krahë me aleatët tanë. Për Kosovën është një moment për të koordinuar pa asnjë ndërprerje me institucionet euro-atlantike. Nga ky bashkëpunim do të lindin dhe frytet më të mira jo vetëm për të tejkaluar krizën e provokuar nga Beogradi, por dhe për të shfrytëzuar këtë të keqe për të nxjerrë një të mirë për qytetarët e Kosovës

Më tej Basha ka përshëndetur qëndrimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për hartimin e një plani për asociacionit.

Sipas tij, të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur me marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë  kanë qenë të qëllimshme duke theksuar faktin se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajt peng dialogun mes palëve.

“Përshëndes qëndrimin për hartimin e planit për Asocacionin. Ndodhemi këtu për shkak të zvarritjes së qëllimshme që Beogradi zyrtar dhe Vuçiç i kanë bërë proceseve të marrëveshjeve.

Kjo manovër ishte në vazhdën e një dyzimi që  të dielën e kaluar u duk qartë që fshihte nga mbprapa këtë skenar, duke filluar me pushtimin dhe ndarjen de fakto të Kosovës, për të vazhduar me skenarë të tjerë që Serbia është e përfshirë”- tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026