EKSKLUZIVE/ Basha: Sulmi në Veri i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë
Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës një javë më parë, ku tha se ishte një sulm i parapërgatitur.
Ai theksoi se sulmi ishte i parapërgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë.
Basha theksoi se ishte profesionalizmi i policisë së Kosovës dhe bashkëpunim i ngushtë me institucionet euroatlantike që bën të mundur shkatërrimin e planit të Serbisë.
“Në Kosovë po ndodh diçka që duhet të mbush me optimizëm të gjithë shqiptarët. Kosova ka dëshmuar që institucionet e veta të sigurisë janë në përputhje me standardet e NATO-së. Një javë më parë me çmimin e jetës së Bunjakut dhe plagosjen e një kolegu të tij, Kosova vërtetoi se është në gjendje të garantoj jetën, sigurinë, lirinë d e qytetarëve të saj. Se çfarë po ndodh në fqinjin e saj është verior. Ngjarjet e javës së kaluar janë një pjesë e një mozaiku shumë të gjerë, Ditën e diel të javës se kaluar segmente paramilintare të përgatitura nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me një pale të tretë që është Rusia, tentuan lançimin e një pjese të planit për vënien nën kontroll me forcë të territorit të Veriut të Kosovës. Ishte profesionalizmi i policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi I ngushtë me institucionet euroatlantike që bën të mundur shkatërrimin e këtij plani dhe sprapsjen e efektivëve që i ishte ngarkuar ky plan. Vënia në kontroll me dhunë e një pjese të territorit të një shteti të pavarur si Kosova është një situatë e rëndë për paqen për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore ku ka anëtarët e NATO-së dhe të BE”-tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes