Ish-prokurori italian: Mos bëni gabim të mendoni se mafia është..

1 Tetor 2023 | 18:36

Ish-prokurori italian Giuseppe Ayala tha në një intervistë për Euronews Albania se kur nuk ka vrasje mes familjeve mafioze ka ekuilibër mes tyre.

Sipas tij pas 30 viteve tashmë situata mes klaneve mafioze është më e stabilizuar.

“Nuk duhet të mendojmë që mafia është mposhtur. Mafia i është rikthyer strategjisë tradicionale të mos shfaqurit, por ekziston ende. Nuk është në ditët e saj më të fuqishme, por nuk është mposhtur. Kërcënimi vazhdon dhe ekziston,” – u shpreh Ayla.

Largimi i Matteo Messina Denaro nga skena mafioze pas vdekjes se tij shihet si një epoke e re për ecurinë e organizatës Cosa Nostra. Vdekja e tij shoqërohet me komente pozitive edhe nga vetë mafiozët, përfshirë ata nga Trapani, por edhe nga politikanë dhe sipërmarrës të bashkëpunëtorëve, të cilët vitet e fundit janë hetuar nga policia, të monitoruar në çdo lëvizje të tyre me veprime gjyqësore që kanë çuar në burg – për fajin e tij – qindra personave të cilëve iu konfiskuan pasuri në vlerë prej qindra milionë eurosh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë. Tare ka komentuar...
13:37 | 26/06/2026

Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, nga protestat tek investimet. Tare është ndalur...
13:27 | 26/06/2026