Alimehmeti: Trumbetohet Porti i Durrësit po s’ka studentë për mekanik detarë

1 Tetor 2023 | 21:22

Mjeku Ilir Alimehmeti tha për “Review” në Euronews Albania se Porti i Durrësit trumbetohet, por në fakt s’ka studentë që duan të profilizohen si mekanikë detarë.

Ndërsa diskutohej për defektet e sistemit arsimor, mjeku u shpreh se studentët shohin tregun e punës dhe nuk ju intereson një degë specifike nëse nuk u sjell të ardhura të mira. Sipas tij, këto degë përzgjidhen duke parë dhe tregun e huaj kryesisht.

“Dikush që zgjedh profesionin ka nevojë që t’i japësh qëndrueshmëri këtij sektori 30-40-50 vjet sepse ai do të investojë jetën e vet aty. Më bëri shumë përshtypje, kemi një projekt shumë të madh, trumbetohet si një nga modernizimet më të mëdha Porti i Durrësit dhe unë pash mekanikën detare 5.5% dhe pash inxhinieri navale 8% në Vlorë, që do të thotë shumë qartë që ky vizion nga njerëzit po hidhet poshtë. Pra, nuk kuptohet si vizion i vërtetë. Pra, që do të zhvillohemi ne dhe njerëzit tanë do të punësohen,” – u shpreh Alimehmeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026