Anulimi i golit të Liverpool shkakton polemika, pranohet gabimi i VAR

2 Tetor 2023 | 15:42

Përballja e fundit mes Tottenhamit dhe Liverpoolit e mbyllur në shifrat 2-1 në favor të londinezëve duket se nuk do të kalojë aq lehtë sa pritej. Shkak është bërë goli i anuluar i Diaz që kaloi në vantazh skuadrën e Klopp, por për VAR pozicioni i tij ishte i parregullt.

Në lidhje me këtë rast, Liverpool ka bërë disa reagime, madje duke ngritur akuza se ndaj gjyqtarëve ka presion nga lart, i cili nuk duhet të vijojë më. Më tej në reagimin e bërë në faqen zyrtare të klubit thuhet se gabimi i cilësuar njerëzor nuk ishte i tillë, ndërsa VAR i duhet të zgjidhte problemet po i shton ato më tepër. Në këtë situatë kërkohet zgjidhje e menjëhershme, teksa një ide është riluajtja e përballjes.

Në minutën e 34’ të pjesës së parë, Liverpul zhbllokoi rezultatin, ndërsa goli u shënua nga Luis Diaz. Ndërhyrja e VAR riktheu shifrat në 0-0, por më pas në mënyrë grafike u konfirmua se pozicioni i lojtarit ishte plotësisht i rregullt, ndërsa federata kërkoi falje. Kjo gjë nuk u prit mirë nga Liverpool, i cili ka bërë kërkesë për marrjen e masave të menjëhershme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026