Taremi firmos me Milanin, Chelsea interesohet për Felix, ditët e fundit të merkatos 

30 Gusht 2023 | 17:26

Milani mund të konsiderohet padyshim mbreti i merkatos në kampionatin italian, duke blinduar kështu skuadrën në këtë sezon të ri. Kuqezinjtë kanë nënshkruar së fundmi me sulmuesin Iranian, Mehdi Taremi, ndërsa prezantimi i tij mbetet çështje orësh.

Shtypi Italian pohon se marrëveshja mes klubeve është arritur, për një pagesë prej 15 milionë eurosh, ndërsa në orët në vijim, 31-vjeçari do të vendoset nën urdhrat e Stefano Piolit.

Pak javë pasi nuk pranoi të blinte kartonin e Joao Felix, Chelsea ka rikthyer sërish vëmendjen drejt yllit portugez. 23-vjecari ishte në huazim tek blutë, por duket se drejtuesit asokohe nuk u bindën, ndërsa tani planet kanë ndryshuar. Joao Felix pak javë më parë pohoi se dëshira e tij e vetme ishte Barcelona, e në rast se kjo gjë nuk arrihet, kalimi i tij drejt Arabisë Saudite nuk do të ishte i pamundur, pasi nuk kanë munguar ofertat.

Lëvizje ka dhe në aksin Angli-Gjermani, me bavarezët e Tuchel ta cilët kanë shtuar interesin për mesfushorin Eric Dier. 29-vjecari i Tottenham është gati për një aventurë të re, por rekordmenët e Gjermanisë po tregohen të kursyer sa i përket financave, duke shtuar këtu se shpenzuan mbi 100 milionë euro për Kane pak ditë më parë. Londinezët e kanë nisur mirë sezonin në Premier League, ndërsa pas shitjes  së tij, pritet të ketë dhe afrime. Një emër që pritet me bujë është ai i Ansu Fati, me asin e Barcelonës që është i pakënaqur në kampin blaugran. Orët e fundit të merkatos pritet të sjellin të tjera surpriza.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026