Kurti: Serbia s’ka shanse me policinë e Kosovës  

2 Tetor 2023 | 17:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëhet presion Serbisë për të dorëzuar terroristët që kanë ikur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Në një intervistë për një media boshnjake, Kurti ka përsëritur deklaratën se shteti serb qëndron prapa këtij sulmi, gjë që e dëshmoi edhe fakti se Serbia shpalli ditë zie për vdekjen e tre terroristëve.

Sipas tij, e diela e 24 shtatorit dëshmoi se organizatat terroriste dhe bandat e tilla kriminale nuk kanë asnjë shans me Policinë e Kosovës. Në fund, i pyetur nëse Rusia mund të jetë e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit, Kurti tha se edhe mund të ndodhë. Kjo pasi një ditë pas sulmit, Vuçiç u takua pikërisht me ambasadorin rus në Beograd.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026