Manjani thirrje SPAK: Pritini “kokën” atij që nxjerr informacionet e dosjeve
Juristi Ylli Manjani i ka drejtuar një thirrje SPAK në të cilën kërkon që të mos tolerohen ata që nxjerrin informacionet e dosjeve.
Në intervistën për “Now me Erla Mëhillin” ai tha se është e papranueshme që dëshmi, qofshin këto edhe dëshmi të të penduarve të bëhen publike.
“Është bërë një frymë e papranueshme dhe nuk është as në favor të drejtësisë, as në favor të hetimeve të paanshme dhe as në favor të informacionit për publikun. Praktika është që materialet e dosjes hetimore gjenden në publik. Kjo është e papranueshme. Koka, në kuptimin ligjor të fjalës, e një prokurori që është pronari i asaj dosje, duhet të bjerë njëherë që të mësohet njëherë e mirë kjo histori. Nëse ka një punë për të bërë SPAK-u sot është të ndalojë duke prerë kokën ligjërisht të prokurorit që është përgjegjës për një dosje hetimore,” – u shpreh Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West