Dhëndri serb i shqiptarëve: Nuk kam frikë nga Policia e Kosovës, jemi bërë miq

2 Tetor 2023 | 22:46

Euronews Albania ka shkuar në Banjskë, aty ku mundi të intervistojë një serb i cili është martuar me një shqiptare dhe prej 16 vitesh jetojnë bashkë.

Ai tregoi se hyrja e grupit të armatosur në kishë e ka tronditur, ndërsa sqaroi se me shqiptarët shkon shumë mirë dhe e preferon shumë bregdetin tonë.

“S’kam çfarë mendoj. Unë vazhdoj me punën time. Jo absolutisht nuk kam frikë, pse të kem? Këtu jetojnë ekzkluzivisht serbë të krishterë, kurse policia e Kosovës janë myslimanë dhe kemi mungesë besimi, e kupton? Të parët tanë kanë jetuar mirë me shqiptarët, kanë punuar bashkë në Trepçë, kanë shkëmbyer vizita, kanë shkuar për festa, për Bajram, ka pasur besim, por tani gjeneratat e reja nuk e respektojnë njëri-tjetrin. Nuk kam asnjë problem që jam martuar me shqiptare. Unë e kam zgjedhur atë dhe jetojmë shumë mirë. Kam qenë 10 herë në Shqipëri si mik. Edhe ata vijnë këtu, kemi shkuar bashkë për pushime në bregdet” – u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026