“Në kat të dytë ka një laborator që…”- Gazetari tregon nëse kanë dalë video nga SPAK

3 Tetor 2023 | 14:14

Gazetari Eni Ferhati tha në një intervistë për Euronews Albania se është shumë e vështirë që videoja që u pretendua se kishte dalë nga një telefoni i një personi që është nën hetim nga SPAK, të ketë dalë nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme.

Ai tha se e gjithë kjo mund të jetë bërë edhe për të ulur, apo për të zvogëluar rëndësinë e punës së SPAK-ut.

Gjithashtu ai tregoi kur gazetarët shkojnë në SPAK për takimet me kryeprokurorin Dumani, në kat të dytë ku është laboratori digjital, atyre nuk u lejohet as të kthejnë kokën, por shoqërohen nga rojet.

“Ky mund të ishte një informacion për të hedhur poshtë punën e SPAK-ut,  shiko me çfarë merret Prokuroria e Posaçme, e godet në atë formë që besoj se krijon goxha impakt.

U pretendua se kjo video doli nga SPAK-u aty në kat të dytë ka një laborator digjital të SPAK-ut që ne nuk kemi arritur ta shikojmë se si është.  Ne kur futemi, rojet na thonë mbajeni kokën drejt. Ndaj duhet të jemi serioz e të kemi kujdes nga etja për klikime apo për të qenë në qendër të vëmendjes se edhe mund të përdoren nga gazetarë të ndryshëm”,-tha Eni Ferhati.

Ndërkohë Klodiana Lala shtoi:

“As derën nuk e shohim, se na shoqëron garda. Pastaj nuk mund të hidhet çdo gjë në publik, ajo jo vetëm gazetari që nuk është, por edhe duhet hetuar”,- tha Klodiana Lala.

Kujtojmë se gjatë fundiavës u aludua se një video gjysmë-erotike e një moderatoreje të njohur kishte dalë nga Prokuroria e Posaçme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024